Irina (52) dhe Karolina Perlifon (29), nënë e bijë nga Ukraina, u përpoqën të arratiseshin në muajin shkurt kur u sulmua qyteti i Kharkovit, Ukrainë.
Karolina deklaron se kur dy ushtarë rusë iu ofruan ndihmë dhe u përpoqën t’i fshihnin, kolegët e tyre qëlluan mbi ta. Karolina thotë se ushtarët rusë vranë një nga kolegët e tyre që u përpoqën t’i ndihmonin, shkruan gazeta britanike thesun.
Përveç ushtarit rus, u vra edhe nëna e Karolinas. Ajo u godit në kokë dhe vdiq në krahët e vajzës së saj. Një ushtar rus mbijetoi, por pësoi lëndime të rënda. Edhe Karolina u plagos. Vdekja e nënës së saj po hetohet si krim lufte.
“Nëna ime po ngiste një veturë, filloi të hynte në panik. Ne ndaluam dhe pamë dy ushtarë rusë. Kishim frikë nga më e keqja, por ata në fakt na ndihmuan. Na fshehën afër garazhit, na qëndruan afër për 15 minuta, por ajo i vuri re se një grup tjetër ushtarësh filloi të qëllonte në ta.
Një ushtar iu lut që të mos qëllonin, ai filloi të qante. U shkaktua shumë zhurmë dhe kishte të bërtitura. Dëgjova vetëm të shtëna armësh, gjak kudo. Isha e bindur se do të vdisja Një plumb, dhe kur pashë nënën fillova të dridhem.
Plumbi i përfundoi në kokë, ajo kishte vdekur. U tremba, nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte”, tha Karolina.
Ajo u arratis, por të shtënat vazhduan. Ajo arriti të fuste në veturë rusin e plagosur në mënyrë që ata të mund të shpëtonin.
“Askush nuk e meriton këtë. Ne po përpiqeshim të dilnim. Jeta ime u shkatërrua”, tha 29-vjeçari ukrainas.
Gjenerali Zelenov Evgenij Aleksandroviq u akuzua për krime lufte sepse urdhëroi ushtarët të qëllonin mbi civilët. Për gjeneralin rus është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.