Vuçiq, gazetarit shqiptar: Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe (VIDEO)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër ku po merr pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur”, është përballur me një pyetje për Republikën e Kosovës pas së cilës ka reaguar menjëherë.

Gazetari nga Klan Maqedonia, Furkan Saliu, e ka pyetur liderin serb nëse “Ballkani i Hapur” është i plotë pa Republikën e Kosovës, ku më pas Vuçiq e pyeti gazetarin në gjuhën serbe se nga cili medium është.

“Jam gazetar nga Klan Maqedonia”, iu përgjigj Saliu, derisa Vuçiq i tha se Kosovës i referohet ndryshe dhe jo Republika e Kosovës.

“Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti serb vazhdoi duke thënë se në nismën rajonale “Ballkani i Hapur” është i mirëseradhur çdokush.

Samiti i “Ballkanit të Hapur” po mbahet sot dhe nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut, derisa për herë të parë i është bashkuar edhe Mali i Zi në cilësinë e vëzhguesit me kryeministrin Dritan Abazoviq. Në këtë cilësi po merr pjesë edhe Bosnja e Hercegovina me kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija.

Në këtë takim të “Ballkanit të Hapur” po mungon veç Kosova nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e cila vazhdon të refuzojë të bëhet pjesë e kësaj nisme rajonale.

Share This Article