ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bishop thotë se Partia Laburiste i grupon azilkërkuesit në një grup të vetëm. 1 hour ago
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë 6 hours ago
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull 7 hours ago
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares 7 hours ago
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bllokimi i grurit, Italia i kërkon Rusisë të reagojë: Do të vdesin miliona vetë

albnews by albnews
8 June, 2022
in Bota
0
Bllokimi i grurit, Italia i kërkon Rusisë të reagojë: Do të vdesin miliona vetë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të terrorit të Vladimir Putin. Akuza vjen nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Duke folur në Parlamentin Europian, zyrtarja konfirmoi se sanksionet e perëndimit nuk do të prekin produktet ushqimore të bllokuara në Ukrainë dhe as ato që mund të eksportojë Moska.

“Ky është një rrethim i ftohtë, i pashpirt dhe i llogaritur mirë nga Putini ndaj disa prej vendeve dhe njerëzve më të cenueshëm në botë. Dhe prandaj tani, të nderuar deputetë, ushqimi është bërë pjesë e arsenalit të terrorit të Kremlinit dhe ne nuk mund ta tolerojmë atë”, tha Ursula von der Leyen, presidente e komisionit Europian.

RelatedPosts

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

Ndërkohë, Italia paralajmëroi se miliona persona mund të vdesin nga uria në rast se Rusia nuk liron portet e Ukrainës në Detin e Zi.

“Dua ta them qartë se nga Rusia presim sinjale të qarta dhe konkrete, pasi të bllokosh eksportimin e grurit do të thotë të mbash peng dhe të dënosh me vdekje miliona fëmijë, gra dhe burra. Italia do të vazhdojë të angazhohet në linjën e parë të gjetur zgjidhje bashkë me OKB për të shmangur një katastrofë ushqimore globale”, tha Luigi di Maio, ministër i Jashtëm i Italisë.

Di Maio, deklaratat e të cilit erdhën gjatë një takimi mes disa vendeve të Mesdheut dhe Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë të Kombeve të Bashkuara, shtoi se javë te ardhshme do të jenë thelbësore për zgjidhjen e krizës. Kjo temë u cek dhe nga Gjermania.

Ministrja e tregtisë, Svelja Schulze, tha se lufta e pajustifikuar dhe e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës po ndërpret prodhimet bujqësore, zinxhirët e furnizimeve dhe tregtinë, duke bërë që çmimet të rriten në nivele të paprecedenta. Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Rusisë akuzoi ushtarët ukrainas se kanë djegur qëllimisht mbi 50 mijë tonelata gruri në portin e Mariupolit. Ndërsa mediat e Moskës raportojnë se brenda kësaj jave do të nisë eksportimi i drithërave në port ukrainas të Bërdjansk në Detin e Zi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bishop thotë se Partia Laburiste i grupon azilkërkuesit në një grup të vetëm.

Bishop thotë se Partia Laburiste i grupon azilkërkuesit në një grup të vetëm.

22 November, 2025
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

22 November, 2025
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

22 November, 2025
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result