Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se ndodhet në Ohër për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky është një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.
“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, tha ai për Abcnews.al.
Hill vlerësoi se deklarata e kryediplomatit rus Sergey Lavrov se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë serbe dhe se ai e mbështet atë ishte sarkastike.
Ambasadori amerikan në Beograd thotë se Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, prandaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.
“Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh Hill.