“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit, ndërsa sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit”, tha sot kryeministri Edi Rama, duke kujtuar disa nga qëndrimet e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, karshi Kosovës.
Ndër të tjera, Rama kujtoi edhe thirrjen për të refuzuar Rambujenë, ndërsa tha se “vesi del me shpirtin”.
“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, u shpreh Rama.