Manchester City mposhtet Norwichi

albnews
By
1 Min Read

Manchester City ka pësuar disfatë tronditëse kundër klubit të promovuar këtë sezon në Premierligës, Norwich Cityt.

Pas kësaj disfate, Liverpooli prinë për pesë pikë në kreun e tabelës së ligës angleze.

Manchester City pësoi disfatë me rezultat 3:2 në ndeshjen e sotshme kundër Norwich Cityt, që u zhvillua në stadiumin “Carrow Road”, në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri të Premierligës.

Manchester City mbetet në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës me dhjetë pikë të fituara në pesë ndeshje dhe ka një humbje, një barazim dhe tri fitore.

Share This Article