ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë 11 hours ago
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun 11 hours ago
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti 11 hours ago
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas 14 hours ago
Tri palë zgjedhje brenda një viti 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Macron ashpërson gjuhën ndaj Rusisë përpara vizitës së mundshme në Ukrainë

albnews by albnews
15 June, 2022
in Bota
0
Franca dhe KE nisin bashkëpunimin për Ballkanin, pritet të zgjidhen mosmarrëveshjet Bullgari-Maqedoni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shfaq me një gjuhë më të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën pasi vizitoi trupat franceze dhe ato aleate në një bazë të NATO-s në Rumani, në përpjekje për të ulur shqetësimet në Ukrainë dhe midis disa aleatëve evropianë për qëndrimin e tij të mëhershëm ndaj Moskës.

Presidenti Macron arriti në Rumani në kuadër të një udhëtimi treditësh në krahun jugor të NATO-s, përfshirë Moldavinë, përpara një vizite të mundshme në Kiev të enjten bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis, thanë dy burime diplomatike.

RelatedPosts

Plani i plotë i paqes prej 28 pikash i Trump për Rusinë dhe Ukrainën

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

Vizita simbolike do t’i paraprinte rekomandimit të Komisionit Evropian për statusin e Ukrainës si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një synim për të cilin vendet më të mëdha evropiane kanë qenë të vakët dhe që do të diskutohet në një takim të udhëheqësve të bllokut me 23 dhe 24 qershor.

“Jemi në një pikë kur ne, evropianët, duhet t’u dërgojmë sinjale të qarta politike Ukrainës dhe popullit të saj ndërsa ajo po reziston heroikisht”, tha presidenti Macron, pa dhënë hollësi.

Udhëheqësi francez është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore për atë që ata e shohin si mbështetjen e tij të paqartë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Zyrtarët francezë ditët e fundit janë vënë në përpjekje për të forcuar mesazhet publike, ndërsa presidenti Macron u duk me një qëndrim më të ashpër të martën në mbrëmje kur ishte me trupat e tij.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar forcat ruse, për të ndihmuar ukrainasit dhe ushtrinë e tyre dhe të vazhdojmë të negociojmë”, u tha ai trupave franceze dhe atyre të NATO-s në një bazë ushtarake në Rumani.

Macron në javët e fundit ka theksuar disa herë se ështe jetike që Rusia të mos “poshtërohej”, në mënyrë që të mund të gjendej një zgjidhje diplomatike kur të mbaronin luftimet dhe ai ka vazhduar të mbajë hapur kanalet e komunikimit me Kremlinin, duke inatosur aleatët e vijës më të ashpër.

Duke folur së bashku me presidentin rumun Iohannis, presidenti Macron i minimizoi ato komente, por këmbënguli se Ukraina, e cila shpreson se do të fitojë luftën, përfundimisht do të duhet të negociojë me Rusinë.

“Ne ndajmë një kontinent. Gjeografia është kokëfortë dhe në fund të fundit, Rusia është aty. Ishte dje, është aty sot dhe do të jetë aty nesër”, u tha ai gazetarëve.

Franca drejton një grup të NATO-s në Rumani prej rreth 800 trupash, duke përfshirë 500 trupa franceze së bashku me trupa të tjerë nga Holanda dhe Belgjika. Parisi ka vendosur gjithashtu një sistem raketash tokë-ajër.

Vëmendja mund të mund të përqendrohet në Kiev të enjten, ndërsa burime diplomatike thonë se udhëheqësit evropianë mund të shkojnë në kryeqytetin e Ukrainës.

Presidenti Macron nuk pranoi të komentojë mbi “çështjet logjistike”, por tha se është e rëndësishme të zhvillohen bisedime të reja me Ukrainën për çështjet ushtarake, financiare dhe çështjet që lidhen me eksportimin e drithërave nga ky vend.

Presidenti Iohannis i Rumanisë tha se mbështetja duhet të përfshijë ofrimin e statusit të kandidatit për Ukrainën.

“Për mendimin tim, statusi i kandidatit duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është një zgjidhje korrekte nga pikëpamja morale, ekonomike dhe e sigurisë”, tha presidenti Iohannis, duke shtuar se ka pasur përpjekje për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të tejkaluar dallimet midis fuqive evropiane rreth kësaj çështjeje./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

21 November, 2025
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 November, 2025
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

21 November, 2025
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result