Ambasada e Shqipërisë në Londër ka njoftuar se Konsullata Shqiptare pranë kësaj Ambasade do të zhvendoset në Dublin nga data 21 deri më 24 qershor. Kjo zhvendosje bëhet për ti ofruar shtetasve shqiptarë që jetojnë në Irlandë mundësinë e rinovimit të dokumentave.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ambasada e Shqipërisë në Londër ka nderin t’ju njoftojë se Konsullata Shqiptare pranë kësaj Ambasade do të zhvendoset në Dublin, Irlandë në datat 21 – 24 Qershor 2022, për të ofruar shërbime konsullore.
Na gjeni në adresën: OMR, 31 – 36 Ormond Quay Upper, Dublin 7.
Shërbimet konsullore që do të ofrohen janë me aplikim online nga portali e-albania.
Çdo shërbim që ofrohet ka udhëzime të shpjeguara në portal, lutemi lexojini me kujdes para aplikimit.

