ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 5 hours ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 5 hours ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 5 hours ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 6 hours ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi mbi një mijë viktima, Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare

albnews by albnews
22 June, 2022
in Bota
0
Tërmeti i fuqishëm shkaktoi mbi një mijë viktima, Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1 ballësh.

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 1,500 janë plagosur, tha një zyrtar lokal.

RelatedPosts

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

“Turizmi snajper” në Sarajevë, presidenti serb përballet me padi ligjore

Provinca Paktika në juglindje ka qenë më e prekura. OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore.

Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit, raporton bbc.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 44 km nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

“Qeveria fatkeqësisht është nën sanksione, kështu që është e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”, tha Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve.

“Ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada”, shtoi ai.

Numri i njerëzve të ngecur nën rrënoja nuk dihet. Punonjësit e shëndetësisë dhe të ndihmës kanë thënë se operacioni i shpëtimit është veçanërisht i vështirë për shkak të shiut të dendur. Në zonat e largëta, helikopterët kanë transportuar viktimat në spitale. OKB-ja dhe agjencitë e ndihmës në Pakistanin fqinj po ndihmojnë me përpjekjet humanitare, e cila përfshin vendosjen e ekipeve mjekësore dhe sigurimin e furnizimeve mjekësore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result