Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën momentin kur një burrë mbeti me këmbët e tij të bllokuara dhe të varura në ajër pasi ngeci në dyert e një ashensori me defekt.
Incidenti, në të cilin 55-vjeçari shpëtoi për pak nga këputja e këmbëve, ndodhi në George Twon të Malajzisë, natën mes 17 dhe 18 qershorit.
Videoja brenda ashensorit tregon se si ndodhi fatkeqësia, derisa imazhet në anën tjetër tregojnë pozicionin e ngushtë dhe të dhimbshëm ku ishte bllokuar ai.
Pamjet tregojnë momentin kur hapen dyert e ashensorit, dhe ende pa u futur mirë brenda, lifti fillon të ngjitet lart, duke ia bllokuar këmbët jashtë.
Ai kapet në befasi dhe aty pengohet.
Pasi ra në dyshemenë e ashensorit, këmbët e tij mbeten të varura jashtë derës së hapur të ashensorit, derisa trupi i tij është brenda.
Ashensori për fat ndalon papritur, ndoshta për shkak të një funksioni sigurie kur dyert nuk mbylleshin siç duhet.
Megjithatë, këmbët e burrit mbetën të varura mbi gjirin në mur në atë që dukej të ishte një pozicion shumë i dhimbshëm.
Autoritetet u thirrën në vendngjarje për ta liruar burrin e bllokuar.
Më në fund ai u lirua nga ashensori dhe u dërgua në spital për trajtim për këmbët e tij me sa duket të gjakosura.