Është shfaqur një video e të shtënave të mbrëmshme në kryeqytetin norvegjez Oslo, ku dy persona mbetën të vrarë dhe 14 të plagosur.
Sulmuesi u arrestua pranë klubit të famshëm të homoseksualëve, London Pub gjersa iu konfiskuan dy armë.
Në video dëgjohen të shtënat në momentin kur sulmuesi hapi zjarr, raporton 147tv.
Në pamjet e mëposhtme shihet një numër i madh i vizitorëve të klubit, por edhe kalimtarë të rastit, duke ikur nga të shtënat.
Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se ky ishte një sulm i tmerrshëm dhe, siç tha ai, thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm dhe mbështeti njerëzit e këtij komuniteti.
“Pashë një burrë që arriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha gazetari Olav Roenneberg i transmetuesit publik NRK.