Rajoni jugor i Austrisë, Carinthia është goditur nga përmbytje të shumta dhe rrëshqitje dheu që kanë sjellë dëme të mëdha materiale.
Videoja e filmuar nga një helikopter i policisë tregon shkatërrimin e një pjese të madhe të infrastrukturës si dhe shtëpive.
Përmbytjet morën përpara makina që ishin të parkuara pranë shtëpive dhe sollën mbeturina të shumta. Sipas “Standard’, një 82-vjeçar në fshatin Treffen ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe një person i dytë është raportuar i humbur.
Llumi dhe balta mbuluan rrugët e disa zonave, ndërsa dalja nga shtrati e lumenjve përmbyti dhjetëra hektarë tokë. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa ndërhynë për të larguar banorët nga zonat e rrezikuara.
7,500 familje rreth Villach janë pa energji elektrike. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në një lajmërim të dytë. Ndërkaq pjesa tjetër e kontinentit vijon të vuajë temperaturat e larta 40 gradë Celsius, si pasojë e një ajri të ngrohtë që ka ardhur nga Afrika.