Në ditën e firmosjes së kontratës nga Kristjan Asllani me Interin, Romelu Lukaku ka mbetur i habitur nga mesfushori i ri shqiptar.
Sulmuesi belg, në një video të publikuar në rrjetet sociale të Interit, dëgjohet të flasë me Presidentin e klubit, Steven Zhang, mbi 20-vjeçarin.
“Fola me Asllanin, më pëlqen mentaliteti i tij. Është 20 vjeç, por flet si të ishte 27”, thotë Lukaku.