Rama zbulon çfarë diskutoi me presidentin Joe Biden

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama u pyet në konferencën për shtyp të kësaj të premteje edhe për atë që ai diskutoi me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë samitit të NATO-s të mbajtur së fundmi në Madrid.

Pas Samitit, kryeministria publikoi një video të shkurtër ku Rama dukej teksa bisedoi shkurt me presidentin amerikan.

I pyetur nga gazetarët për detaje, Rama zbuloi se u fol për një organizim të përbashkët në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jam i përfshirë në çdo bisedë. Thelbi është pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e saj, sidomos në Këshillin e Sigurimit. Nga ana tjetër, për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqenëse jemi në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Rama.

Share This Article