Konferenca e Kryetarëve ka vendosur datën 24 korrik për të zhvilluar procesin e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj në Kuvend.
Pas seancës plenare të 24 korrikut, Presidenti i ri Bajram Begaj do t’i drejtohet Presidencës ku pritet të zhvillohet ceremoniali shtetëror për nisjen zyrtarisht të detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Bajram Begaj, që para votimit si President i ardhshëm i Republikës mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura më gradën Gjeneralmajor do të zëvendësojë Ilir Metën.
Bajram Begaj u votua më datën 4 Qershor si kreu i ardhshëm i shtetit. Begaj u zgjodh në postin më të lartë të shtetit shqiptar në raundin e katërt të votimit me 78 vota pro, 4 kuadër dhe 1 abstenim.