Ky është momenti kur një çift i kundërvihet plaçkitësit të armatosur me armë të rreme, duke e rrahur brutalisht në Brazil.
Kamerat e sigurisë në Sao Paulo kanë kapur momentin kur një burrë dhe një grua që po ecnin në trotuar, ballafaqohen me një person që ndalet me motoçikletë para tyre dhe ua drejton pistoleten.
Por duke menduar se do t’i dorëzohen dhe t’i japin çfarëdo që kërkon, ndodh edhe kundërta – ata i vërsulen dhe fillojnë ta rrahin.
Madje në një moment e përplasin për tokë, i heqin helmetën dhe me të ta godasin. Gruaja i rrëmben revolen dhe nuk e lëshojnë derisa nuk shfaqet policia që e arrestoi.
Fillimisht u dërgua në spital për tretman dhe më pas në qendrën e mbajtjes. Motoçikletën që e kishte përdorur për tentim plaçkitje, e kishte vjedhur në Campinas.
Në fund u konstatua se ai kishte përdorur pistoleten e rreme, kurse shumë qytetarë të Brazilit kanë uruar çiftin që nuk iu tremb syri për asnjë moment.