Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri kur po mbante një fjalim elektoral.
67-vjeçari, i cili është kryeministri që ka qëndruar më shumë në këtë detyrë në vendin aziatik, nuk i mbijetoi plagëve të marra në qafë.
Autori i atentatit, një burrë rreth 40 vjeç, u arrestua në vendngjarje. I identifikuar si Tetsuya Yamagami, ai thuhet të jetë banor i Nara-s dhe sipas mediave lokale ka qenë ish-pjesëtar i forcave të marinës në Japoni.