Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Zhur-Prizren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren.

Një aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Azem Baraliu, shef i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, dekalroi Baraliu.

Tutje, ai bëri të ditur se njëri nga të lënduarit ka lëndime më të rënda, ndaj është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Share This Article