“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dhe iu vodhën dokumentet”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e denoncoi këtë, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në konferencën “Lidershipi Aziatik”, që zhvillohet në Seul, sipas raporteve të UNIAN.
Zelensky vuri në dukje se në mesin e të dëbuarve ka “disa qindra mijëra fëmijë”, duke theksuar se është e vështirë të jepet numri i saktë. Sipas liderit ukrainas, Rusia ka krijuar fusha filtruese përmes të cilave detyron njerëzit të kalojnë në territoret e pushtuara.