Dy persona humbën jetën pasi helikopteri me të cilin po kryenin fluturime për shuarjen e zjarreve u rrëzua në det, shumë pranë ishullit të Samos.
Sipas rojeve bregdetare greke, në helikopter udhëtonin 4 persona, dy prej të cilëve arritën të mbijetonin.
Viktimat janë një grek dhe një rumun, ndërsa të mbijetuarit dy moldavë, të cilët ishin angazhuar për shuarjen e zjarreve që kishin përfshirë zonën turistike.
Edhe helikopteri ishin marrë po ashtu me qira nga shërbimet emergjente për të ndihmuar në këtë situatë kritike.
Greqia shkretohet nga zjarret çdo vit për shkak të kushteve të motit të nxehtë dhe të thatë. Bashkimi Evropian po dërgon rreth 200 zjarrfikës nga vende të ndryshme të Evropës për të ndihmuar gjatë gjithë verës.
Zjarret shkatërruese të vitit të kaluar në të gjithë Greqinë dogjën mijëra hektarë tokë dhe shtëpi pas një vale të zgjatur të nxehti.