Deputeti i Partisë Socialsite, njëkohësisht edhe Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ulsi Manja priti sot një delegacion të Komisionit të Venecias.
Gjatë këtij takimi është diskutuar projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Manja shprehet se “opinionet ligjore të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht, janë bërë pjesë e procedurave parlamentare” për projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, Manja shprehet optimist se mbështetja e delegacionit do të vijojë e pakushtëzuar dhe përkrahja e tyre është një ogur i mirë në rrugën drejt vendimit për hapjen e negociatave Shqipëri – BE./