Rritja e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në Ballkanin Perëndimor ka tërhequr vëmendjen e Bashkimit Europian.
Radio Evropa e Lirë raporton se në një dokument të brendshëm të unionit, përmendet mundësia e ndikimit të Rusisë mbi këto grupe. Gjithashtu edhe mundësia e ndalimit të disa prej tyre, por nuk sqarohet nëse kjo nënkupton ndalimin e veprimtarisë së këtyre grupeve, apo të hyrjes së pjesëtarëve në territorin e BE-së.
Kryesisht fokusi është tek organizatorët dhe mbështetësit e manifestimeve pro Rusisë dhe kundër NATO-s në Rajon. Megjithatë, kërcënimi kryesor për sigurinë në Ballkanin Perëndimor vlerësohet të jetë ekstremizmi islamik, riintegrimi i luftëtarëve që kthehen nga Lindja e Mesme si dhe grupet e lidhur ngushtë me Rusinë, që konsiderohen dhe si grupe të krishtera ortodokse.