Irani prezantoi të premten flotën e re të dronëve detarë, me një paraqitje force në Oqeanin Indian. Sipas njoftimit zyrtar nga televizioni shtetëror, Republika Islamike bëhet me kështu me një divizion të plotë detar me dronë, por nuk u saktësua sa mjete fluturuese, anije apo nëndetëse ishin të përfshira në të.
Njoftimi erdhi në një kohë kur Presidenti amerikan, Joe Biden, po kryen një tur në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngushta partneriteti me Izraelin dhe disa vende arabe, të cilat rivalizojnë me Iranin për dominim në këtë zonë. Gazetari i televizionit shtetëror që raportoi mbi ngjarjen tha se një anije mbante 50 dronë, të cilët panë të fluturonin gjatë prezantimit.
Të hënën e kaluar, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se Irani po përgatitej për t’i siguruar Rusisë disa qindra dronë, përfshi edhe luftarakë, si dhe do të stërviste trupat ruse për t’i përdorur ato. Irani i mohoi këto akuza dhe sipas medias shtetërore, ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian, ia ka komunikuar këtë qëndrim edhe homologun ukrainas, përmes një bisede telefonike.