Banorët e zonës së Kavallës në Greqi, vijojnë të përjetojnë momente ankthi pas rrëzimit të avionit ukrainas në mesnatë që transportonte një sasi shumë të madhe armatimi në drejtim të Bangladeshit.
E gjitha kjo ka ndodhur pasi në zonën ku është rrëzuar avioni është përhapur një pluhur i dyshimte dhe misteri që rrethon ngarkesën me armatim, ka bërë të gjitha autoritetet që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme.
Në vendin ku ndodhen rrënojat e mjetit fluturues ka shkuar kompania speciale e mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike, e cila po kryen hetime rreth pluhurit të bardhë dhe do të vendosë nëse ka rrezikshmëri për banorët.
Aktualisht në zonë është ndaluar hyrja dhe dalja në një rreze prej 500 metrash, ndërkohë që shumë banorë janë evakuuar.