Tiemoue Bakayoko u stopua nën kërcënimin e armëve nga policia në Milano gjatë fundjavës. Mesfushori i Chelseat është i huazuar te Milani dhe thuhet se është ngatërruar me dikë tjetër.
Tancredi Palmeri raporton se policët nuk e kanë ditur se kush ishte francezi dhe e kanë zbritur nga makina. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe në mes të ditës.
Videoja tregon mesfushorin përballë makinës së policisë duke u kontrolluar ndërsa një polic tjetër ia mbante armën dikujt brenda makinës së lojtarit. Manu Heredia pretendon se francezi u detyrua të dilte nga makina e tij përpara se të regjistrohej video.
I huazuari i Chelseat u lirua menjëherë pasi një polic tjetër kuptoi se kishte kapur personin e gabuar.
E ardhmja e Bakayokos është në dyshime, pasi raportimet sugjerojnë se Milani po kërkon të ndërprejë huazimin e tij pasi e nënshkroi atë në një marrëveshje huazimi dyvjeçar verën e kaluar.
Valencia, e cila drejtohet nga ish-trajneri i Milanit, Gattuso, thuhet se është i interesuar që ai të nënshkruajë me të.