Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, prezantoi në muajin prill një dron me vlerë 420 mijë paund si një përgjigje ndaj krizës së emigrantëve, të cilët arrijnë në ishulli nëpërmjet kanalit të La Manshit.
Megjithatë, kjo duket se nuk ka qenë një zgjidhje efektive, pavarësisht çmimit të kripur, droni i llojit Tekever AR3 është gjetur në det nga një peshkatar.
Në atë kohë, Johnson premtoi 50 milionë paund të përdoren për të ndaluar numrin e gomoneve të emigrantëve, të cilat nisen nga Franca në drejtim të Britanisë.
“The Sun” shkruan se peshkatari e gjeti dronin 3,3 metra teksa po pulsonte në ujë dhe e nxori atë në portin e Doverit në pjesën e pasme të varkës së tij.