Shkëndija e Gurit, fantastike në Europë, triumfon në transfertë

albnews
By
1 Min Read

Shkëndija është një nga skuadrat shqiptare që ka pasur një ecuri të shkëlqyer gjatë viteve të fundit në Kupat e Europës dhe këtë është duke e treguar edhe këtë sezon.

Skuadra nga Tetova ka triumfuar në transfertë 1-2 në Letoni ndaj skuadrës së Valmiera, ndeshje e vlefshme për fazën e dytë të Conference League.

Shkëndija dominoi takimin, ndërsa golat u shënuan nga Doriev dhe ish-sulmuesi i Kukësit dhe Kombëtares, Sidrit Guri.

Tashmë për tetovarët kualifikimi është vetëm 90 minuta larg duke qenë se në ndeshjen e kthimit do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre të zjarrtë.

Share This Article