Emigrantët kthehen për pushime, fluks pasagjerësh në portin e Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifrat nga porti i Durrësit tregojnë për një sezon të mbarë veror.

Mbi 50.000 persona më shumë krahasuar me një vit më parë kanë hyrë në portin e Durrësit deri në qershor të këtij viti.

Me emigrantët që kthehen në atdhe për pushime, fluksi tashmë është i përqendruar në hyrje.

Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi tha se të dhënat e marra nga Autoriteti Portual flasin për një numër në rritje të hyrjeve nga ky port në vendin tonë. Vetëm gjatë fundjavës së shkuar u përpunuan 12 mijë pasagjerë nga të cilët 10 mijë vetëm në hyrje. Nisur nga fluksi në rritje nga ana e autoritetit portual po punohet me kapacitet të plotë.

Gjithashtu, nga 21 korriku tragetet kryejnë udhëtime vajtje-ardhje nga porti i Durrësit në drejtim të porteve italiane.

Share This Article