ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 9 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 9 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 9 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 9 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbulohet emri, kush është “I.M” me dosjen 140 faqe në Sigurimin e Shtetit

albnews by albnews
27 July, 2022
in Albania
0
Zbulohet emri, kush është “I.M” me dosjen 140 faqe në Sigurimin e Shtetit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prej 24 orësh politika shqiptare është futur në një luftë të ashpër akuzash dhe kundër-akuzash mbi bashkëpunëtorët e Sigurimit te Shtetit.

Në qendër të vorbullës është Ilir Meta, i cili sipas shkresës së Autoritetit te Dosjeve ndaj Kuvendit rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit te Shtetit.

RelatedPosts

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

Ngjarjet që lidhen me Metën zhvillohen në dy kahe te pavarura me njeri-tjetrin.

Nga njëra anë është shkresa e Autoritetit të Dosjeve dhe nga ana tjetër është një vendim i Autoritetit të Dosjeve për një shtetas me inicialet I.M, i cili sipas verifikimeve të bëra nga Abcnews.al nuk ka lidhje me Metën.

Sa i përket këtij te fundit, Autoriteti i Dosjeve thekson se mbi të ka një raport prej 140 faqesh të përpiluar nga ish-sigurimi i shtetit.

Menjëherë pas publikimit të inicialeve I.M, të cilat korrespondojnë me ato të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, menjëherë në media është aluduar se ky i fundit është personi i cili ka qenë i rekrutuar nga ish-sigurimi në diktaturë.

Por si qëndron e vërteta

Sipas asaj që Abcnews.al, raportoi më herët, personi I.M me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar informacion institucionit të Autoritetit të Dosjeve, të drejtuar nga Genta Sula, për të marrë informacion se çfarë ka shkruar ish-sigurimi për personin e tij, pasi dyshonte se gjatë viteve të fundit të diktaturës ka qenë i përndjekur nga agjentët e spiunazhit shqiptar.

Pas investigimit të bërë, personi që i ka kërkuar Autoritetit të Dosjes informacion mbi dosjen e tij është Imigron Muçaj, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje me emrin e ish-Presidentit.

Rrëmuja në media

Menjëherë pas aludimeve në media që I.M është ish-presidenti i republikës Ilir Meta, ky i fundit nxori të reagonte ish-zëdhënësin e tij, Tedi Blushi, tashmë Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Ndërkohë që gjatë ditës së mërkurë ish-presidenti Meta në një dalje publike deklaroi se I.M nuk është ai që flitej se ka një raport në dosje prej 140 faqesh.

Por ditën e djeshme Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Madje nisur nga situata e krijuar propozon ndryshime ligjore për verifikime më te imta të rasteve te ngjashme.

Prandaj ditën e sotme Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha i cili tha se është falsifikuar dosja.

Tani e gjithë loja e akuzave dhe kundër-akuzave, është në dorë të Autoritetit të Dosjeve, e cila ka detyrimin të sqarojë opinionin publik mbi shtetasin I.M me dosjen 140 faqe për te cilin Abcnews.al zbuloi se ishte Imigron Muçaj.

Ndërkohë që ditët në vijim do të presim edhe atë se çfarë do të ndodhë në Kuvendin e Shqipërisë, për të mësuar edhe më shumë detaje rreth akuzave ndaj Metës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result