Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Mari dhe mesfushori i Juventusit, Nicolo Rovella janë në listën e synimeve të transferimeve të Monzas, sipas raportimeve në Itali.
Skuadra e sapo promovuar ka qenë e zënë në tregun e transferimeve, përpara sezonit të tyre të parë në Serie A.
Deri më tani ata kanë nënshkruar me 10 lojtarë dhe janë lidhur me sulmues si ai i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.
Calciomercato.com raporton se Mari dhe Rovella janë gjithashtu objektiva pasi Monza kërkon të ndërtojë një skuadër të re.
Mari iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2013 dhe u kontraktua me klubin e Ligës Premier për tre sezone pa bërë asnjë paraqitje të vetme në ekipin e parë.
Në atë kohë ai u huazua te Girona, NAC Breda dhe Deportivo La Coruna përpara se të largohej te Flamengo dhe më pas t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2020. Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Udinese.
Rovella nuk ka bërë ende një paraqitje për Juventusin, por i kaloi dy sezonet e fundit me Genoan, duke luajtur 33 herë në total. /