27 avionë kinezë raportohet se janë futur në hapësirën ajrore të Tajvanit.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes e Taipeit, ku tha se 27 avionë kinezë kanë kaluar vijën e ngushticës së Tajvanit, ku 16 avionë i përkasin tipit Su-30.
Në rritjen e fundit të tensioneve, Tajvani tha se dërgoi avionë dhe vendosi sisteme raketore për të “monitoruar” aktivitetet, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet ushtarake të Kinës kishin pushtuar territorin e Tajvanit duke bllokuar hapësirën e saj detare dhe ajrore.
Kujtojmë se tensionet mes Tajvanit e Kinës u rriten pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pavarësisht paralajmërimeve kineze, e vizitoi ishullin e vetqeverisur, për të cilin Kina thotë se është provincë e shkëputur nga ajo.