Rritja e çmimeve mbush arkat e shtetit, qeveria e Ramës mblodhi 195 mln euro taksa më shumë se plani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritja e çmimeve po e ndihmon qeverinë të mbledhë më shumë para në arkën e shtetit. Deri në qershor, të ardhurat llogariten në 279 miliardë lekë, plot 22.8 miliardë lekë apo 195 milionë euro më shumë se plani i hartuar në fillim të vitit. Ndjeshëm më shumë edhe se buxheti i rishikuar me akt normativ në muajin Mars.

Tatimet dhe Doganat kanë regjistruar një performancë rekord në mbledhjen e të ardhurave, me TVSH-në si zë kryesor. Rritja e çmimeve nga importi, si dhe shtrenjtimi i mallrave dhe shërbimeve që faturojnë bizneset në vend, kanë ndikuar në mbledhjen e 91.1 miliardë lekëve nga TVSH-ja, 12.2 miliardë lekë apo 104 milionë euro më shumë se plani i fillim vitit.

Kjo nënkupton se kriza i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve të paktën 500 milionë euro për gjashtë muaj.

Qeveria tanimë pritet të rishikojë sërish planin e saj për të ardhurat dhe të akordojë një paketë të re ndihme, falë fondeve shtesë në dispozicion. Një pjesë e këtyre parave do të shkojnë për të mbuluar blerjet e energjisë elektrike dhe për rimbursimin e kostos së materialeve për kompanitë e angazhuara në kontrata publike.

Po ashtu, pritet vazhdimi i mbështetjes për kategoritë në nevojë, si pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Share This Article