Manastirliu: Në fund të javës do të ketë rivlerësim të masave antiCovid

 10,023 total views,  1 views today

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, njoftoi se në fund të kësaj jave do të kemi një rivlerësim të masave nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve për frenimin epandemisë së koronavirusit.

Në fund të kësaj jave ne do të kemi një rivlerësim mbi bazën 14 ditore të masave dhe do të jetë Komiteti i Ekspertëve i cili do të dalë me një analizë të plotë të situatës epidemike dhe nëse do të vijojmë të kemi këto masa apo të do të rishikohen me efekt shtrëngues. Nuk duam të shkojmë në masa shtrënguese”, tha Manastirliu.

Por ndërsa shifrat mbeten të larta, kryeministri Rama tha se do të duhet kohë për të parë impaktin e ngushtimit të orës policore ose mbajtjen e maskës me detyrim në ambjentet e jashtme.

Efektet e ngushtimit të orës policore, të maskës në mjediset e jashtme, që nuk respektohet 100% por shumë më tepër sesa po të mos ishte, do ti shohim në atë hark kohor kur japin impakt”, tha Rama.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •