ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 4 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 4 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

NATO, historia e një aleance

albnews by albnews
5 August, 2022
in Bota
0
NATO, historia e një aleance
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u themelua në vitin 1949 për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe 10 shtete europiane nënshkruan traktatin e Uashingtonit për krijimin e NATO-s. Në zemër të aleancës qëndronte neni 5, sipas të cilit, palët dakordësoheshin se një sulm i armatosur kundër njërit apo më shumë anëtarëve në Europë apo Amerikën e veriut duhej konsideruar si një sulm kundër të gjithëve.

Hyrja e Gjermanisë perëndimore në Aleancën e Atlantikut të veriut nxiti Bashkimin Sovjetik, 8 ditë më vonë të mblidhte 8 shtete të europës lindore në atë që e quajti koalicioni i Traktatit të Varshavës. Delegatët e vendeve anëtare, Shqipëria, Hungaria, Republika Demorkatike e Gjermanisë, Polonia, Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia, Rumania dhe Bullgaria dhe të partisë komuniste kineze u mblodhën për një konferencë të ministrave të Jashtëm në Varshavë më 27 prill të 1959-tës.

RelatedPosts

NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar

“Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

Misteri ende ekziston, a e ka hequr Putini aleatin e tij më të ngushtë nga Kremlini?

Pas luftës së ftohtë NATO u rikonceptua si një organizatë e bashkëpunimit për sigurinë, mandate i së cilës përfshinte dy objektivë kryesorë: të niste dialogun dhe bashkëpunimin me ish kundërshtarët e Paktit të Varshavës dhe të menaxhonte zonat e konfliktit në periferinë europiane, të tillë si Ballkani.

Ish shtetet komuniste, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia ju bashkuan Natos 5 vite pas hyrjes së Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë, në prill të 2004-s. Anëtarësimi I tyre e çoi në 26 numrin e pjesëtarëve por zgjerimi zemëroi Rusinë pasi aleanca 55-vjeçare trans-atlantike u afrua pranë kufijve të saj.

Kroacia dhe Shqipëria u ftuan t’i bashkoheshin aleancës ushtarake perëndimore gjatë një samitit të 26 shteteve anëtare në prill të 2008-s. Krerët e NATO-s i premtuan Gjeorgjisë dhe Ukrainës se edhe ato do të ishin një ditë pjesë e aleancës mbrojtëse, pasi refuzuan kërkesën e Shteteve të Bashkuara për t’i hapur menjëherë rrugën e anëtarësimit ish republikave sovjetike.

NATO vijonte zgjerimin, duke mirëpritur Malin e Zi në 2017-tën dhe tre vite më vonë Maqedoninë e Veriut, që u bë anëtari i 30-të. Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, e të cilës aleatët i druheshin, u materializua në 24 shkurt të 2022-shit, kur presidenti Vladimir Putin autorizoi atë që e quajti operacion special në lindje të Ukrainës.

Përballë realiteti të ri, më një fqinj agresiv në derën e shtëpisë, Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’iu  bashkuar aleancës ushtarake perëndimore. Të dyja shtetet ishin neutrale gjatë Luftës së Ftohtë dhe vendimi i tyre për t’u anëtarësuar në NATo shënon një prej ndryshimeve më të rëndësishme në arkitekturën e sigurisë europiane për dekada të tëra, duke reflektuar një ndryshim të opinionit publik në dy vendet nordike, që prej nisjes luftës ruse në Ukrainë.

Vendet e NATO-s i përcollën Putinit mesazhin se ishin më të bashkuar se kurrë dhe paralajmëruar se do të mbronin çdo centimetër të territorit të Aleancës. Për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë, shtetet anëtare u dakordësuan të rrisin në mbi 300 mijë, numrin e trupave të gatishmërisë së lartë me fokus kryesor, kahun lindor të Aleancës.

/A2

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result