Nju Jork/ Shqiptari vret gruan në ditën e ditëlindjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një krim tragjik brenda një familje shqiptare ka ndodhur në Nju Jork.

Mësohet se burri ka hedhur nga pallati ku jetonin bashkëshorten e tij, e për pasojë kjo e fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Krimi i rëndë është ndërmarrë nga shqiptari në ditën e ditëlindjes së gruas së ndjerë. Bëhet fjalë për një çift të moshës 35-vjeçare.

Dy shqiptarët janë prindër të fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar shqiptarin të ndërmarrë aktin ekstrem të hedhjes së bashkëshortes së tij nga pallati.

Ndërkohë nga autoritete në Nju Jork ende nuk është bërë publikimi i emrave të plotë të familjes fatkeqe.

Share This Article