Pasi triumfoi në Assen të Holandës, Francesco Bagniaia fitoi edhe garën e Silverstone, në Britaninë e Madhe.
Piloti italian i Ducati konfirmoi në Angli formën e shkëlqyer që po kalon, duke i rezistuar sulmeve të spanjollit Maverick Vinales, për të prerë i pari vijën e finishit.
Në vend të tretë përfundoi piloti tjetër i Ducati, australiani Jack Miller.
Me këtë fitore të radhës, Bagniaia shkurton në 50 pikë diferencën me kryesuesin e renditjes së përgjithshme, francezin Fabio Quartararo, i cili e mbylli në vendin e 8 garën e sotme.