Ashtu siç kishin paralajmëruar ekspertët dhe autoritetet vendase, gushti solli dhe intensifikimin e luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.
Përleshje të ashpra mes dy ushtrive janë regjistruar mëngjesin e së martës në zonën e Donetskut, të shoqëruara nga bombardime të ashpra nga ana e rusëve.
Sipas Shtabit të Ushtrisë së Ukrainës, trupat ruse kanë nisur një valë të re sulmesh.
“Situata në rajon është e tensionuar, bombardimet janë konstante në të gjithë linjën e frontit. Rusët po vijojnë bombardimet, por njësitë ukrainase janë aty për të penguar këto sulme”, shkruhet në njoftimin zyrtar të ushtrisë.