ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 6 hours ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 14 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 14 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 15 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 17 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Refuzon 4 miliardë euro, studentja: Nuk kam bërë asgjë për t’i merituar

albnews by albnews
10 August, 2022
in Bota
0
Refuzon 4 miliardë euro, studentja: Nuk kam bërë asgjë për t’i merituar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me katër miliardë euro, mund të blesh disa ishuj në Greqi, një ekip të rëndësishëm të Premier League, një kompani ajrore me një flotë me të paktën 10 Boeing 747 të modelit të fundit, 4 anije gjigante që përdoren për kroçerat transoqeanike, dhe shumë gjera të tjera. 

Por një vajzë 29-vjeçare nga Gjermania i ka thënë “jo” këtij mali prej parash.

RelatedPosts

Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

Mediat ruse zbulojnë: Putini lidhje sekrete me konkurrenten e konkursit të bukurisë

Nuk është një histori përrallash, por vendimi i Marlene Engelhorn, një prej trashëgimtareve të gjigantit kimik Basf, kompani me 111 mijë punëtorë që ka shpikur dhe prodhuar ndër dekada nga ngjyrat kimike, tek acidi sulfurik, deri te teknologjia që përdorej në videokasetat.

Edhe pse pjesë e mirë e aksioneve të Basf i përket tashmë fondeve ndërkombëtare, një pjesë i përket gjithsesi familjes së krijuesit të kompanisë, Friedrich Engelhorn.

Marlene, që ende studion, mendon se nuk i meriton të gjithë ato para. “Nuk është punë vullneti, por korrektësie, nuk kam bërë asgjë për këtë trashëgimi, jam thjesht rezultati i një lotarie genetike, rastësi totale.

Nuk duhet të më përkiste mua vendimi sesi t’i shpenzojë paratë e familjes. “Jam një person që ka gëzuar pasurinë e familjes gjithë jetën, dhe e di sa i deformuar është modeli i sotëm ekonomik”, janë fjalët e saj. 

Gjiganti kimik Basf, kompani me 111 mijë punëtorë, fiton më shumë se 60 miliardë euro në vit.

Për këtë arsyeje, Marlene ka themeluar një lëvizje e përbërë nga trashëgimtarë të pasur që i kërkon shtetit të rrisë dukshëm taksat për familjet e pasura, e quajtur Taxmenow.

Normalisht, Malene nuk është naive, dhe gjithsesi ka pranuar 10% të trashëgimisë, rreth 400 milionë euro, mjaftueshëm për një jetë përrallore për gjenerata. Por për trashëgiminë e plotë ajo thotë, nuk di vërtetë çfarë mund të bëja me to”.

Disa, më cinikë, mendojnë se trashëgimtarët e kompanisë që pothuajse në mungesë të çdo reklame fiton më shumë se 60 miliardë euro në vit, ka vendosur të tregojë një fytyrë më njerëzore, pas një të kaluare problematike.

Gjatë nazizmit, kompania ndërtoi fabrikën kimike më të madhe në botë në afërsi të Aushvicit, dhe prodhoi gazin Zyklon-B që shkaktoi vdekjen e qindra mijëra hebrenjve në kampet e përqendrimit .

Ende sot, sipas disa raporteve, si ai i universitetit të Masaçuset fabrika cilësohet si ndotësi i dytë më i madh në botë të ujërave, i katërti i ajrit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result