Deklaratat e presidentit të Serbisë për sigurinë, Kurti: Unë kryeministër i shpresës e progresit, Vuçiqi president i frikës e kërcënimit

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot rreth deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për sigurinë në Kosovë.

Kurti në një konferencë për media në Doganën e Kosovës tha se ai është kryeministër i shpresës dhe progresit, ndërsa Vuçiqi është president në Serbi, i frikës e kërcënimit.

“… Në bazë fitores së shkurtit të vitit të kaluar por edhe të qeverisjes sonë të mirë unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, ndërsa në Serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë e vrasje flasin për vete, flasin për imagjinatën, mendimet e planet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë. Për Republikën tonë flasin institucionet e shtetit tonë”, tha Kurti.

Sipas tij, dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore por më 31 korrik u ngritën barrikadat prej njerëzve të cilët i kishin nxitur, planifikuar, e financuar strukturat kriminale.

 “Pra kur ata flasin janë duke folur për vete, jo për neve.

Ne jemi për paqe, siguri e stabilitet afatgjatë dhe na duhet me shtetin tonë jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin e integritetin por edhe demokracinë, kushtetutshmërinë, sundimin e ligjit e progresin”, tha ai.

Share This Article