Shitën 200 mijë euro flori fallso, arrestohen dy italianë në Elbasan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy italianë, njeri nga Napoli dhe tjetri nga Milano mbi 60 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë mashtruar duke i shitur argjendarëve në Tiranë dhe në Podgoricë, flori falso në formë kokrrizash me vlerë 200 mijë euro.

Personat në fjalë e nisën këtë aktivitet në qershor, ndërsa në gusht ata u kthyen përsëri për të mashtruar, këtë radhë në Elbasan.

Policia e Elbasanit, pasi ka marrë njoftimin, ka organizuar operacionin “Fake Gold” dhe i ka vënë prangat, Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario, që kishin sjellë për të shitur ar të përzier me metale të tjera.

Ndërkohë Hetuesit e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Elbasani  organizuan operacionin policor të koduar “Fake Gold” dhe i arrestuan në flagrancë, Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli të Italisë dhe Gennario, 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Share This Article