Izraeli dhe Turqia kanë shpallur një rikthim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Lajmi u dha nga kryeministri Yair Lapid pas një bisede telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Rikthimi i marrëdhënieve diplomatike me Turqinë është një komponent shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe një zhvillim i rëndësishëm ekonomik për qytetarët e Izraelit”, tha Lapid.
Në marrëveshjen e arritur parashikohet dhe rikthimi i ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm të të dy vendeve.
Nga ana e saj, Ankaraja bëri me dije se me rivendosjen e marrëdhënieve paqësore me Izraelin nuk do të braktiset mbështetja e saj për çështjen palestineze.