Daily Mail zbulon teknikat e shqiptarëve ilegalë në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Media britanike, Daily Mail, ka publikuar një artikull përmes të cilit nxjerr zbuluar teknikat, që përdorin emigrantët ilegalë shqiptarë atje për t’i shpëtuar dëbimit nga Britania e Madhe.

Sipas Daily Mail, shqiptarët paguajnë deri në 5 mijë paund për tu pajisur me raporte mjekësore false për t’i shpëtuar dëbimit.

“Bandat” shqiptare në Britani bashkëpunojnë me kompani ligjore që paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit përmes raporteve false.

“Psikoterapistët dhe psikologët paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të brishtë mendërisht për t’u intervistuar apo ndaluar nga Home Office, pra për tu dëbuar nga vendi”, shkruan Daily Mail.

Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria.

Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve.

Share This Article