Meghan Markle kujtoi një incident të frikshëm kur dhoma e djalit të saj Archie mori flakë, pikërisht kur ai supozohej të dremiste atje!
Dukesha 41-vjeçare e Sussex zbuloi se kjo ndodhi gjatë turneut të saj dhe Princit Harry në Afrikën e Jugut në vitin 2019 dhe se ajo u informua për zjarrin menjëherë pasi përfundoi fjalimin.
Ne shkuam menjëherë në një organizim zyrtar në këtë vendbanim të quajtur Nyanga, dhe ishte ky momenti ku unë jam duke qëndruar në një trung peme dhe po mbaj këtë fjalim për gratë dhe vajzat, dhe mbarojmë organizimin, hipim në makinë dhe ata thonë: ‘Ka rënë zjarr në banesë.’ Çfarë? “Ka pasur një zjarr në dhomën e foshnjës.” Çfarë?,” tregoi Meghan në episodin e parë të podcast-it të saj Archetypes.
“Në atë kohë, dadoja e tij zbriti në katin e poshtëm, ndërsa ngrohësi në dhomën e fëmijës mori flakë. Nuk kishte detektor tymi. Dikush aty e nuhati tymin në korridor, hyri brenda dhe e ka shuar zjarrin. Djali im supozohej të flinte aty”, tha Meghan për Archie-n, i cili në atë kohë ishte vetëm katër muajsh e gjysmë.