Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës zgjedhore i bën thirrje Lulzim Bashës që të jetë pjesë e tryezës së organizuar nga zyra e OSBE-së në Tiranë. Përfshirja e PD-së në reformën zgjedhore, sipas Rudina Hajdarit është një mënyrë për të forcuar pozitat e saj në këtë situatë politike.
Një ditë para tryezës gjithëpërfshirëse së OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore, bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm i bën thirrje PD dhe aleatëve të saj që të jetë pjesë e saj. Madje Rudina Hajdari nënvizon se përfshirja e PD në ndryshimet e Kodit Zgjedhor e forcon atë më shumë.
Rudina Hajdari: Opozita patjetër duhet të bëhet pjesë e kësaj tryeze sepse reforma zgjedhore është kali i betejës që do ta forcojë opozitën dhe do tu japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe ndershme dhe të pakontestuara.
Nga ana tjetër pakica parlamentare i ka vënë në dispozicion votat e saj Partisë Socialiste me kusht që të pranojë propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Por pavarësisht se mazhorana ka rënë dakord që të hidhet në tryezë diskutimi, kjo nuk nënkupton plotësisht plotësimin e kërkesës së opozitës së re.
Rudina Hajdari: Po të arrijmë të ndryshojmë dhe çlirojmë sistemin e 2008 do të jetë një fitore jo vetëm për partitë politike, por për të gjithë shqiptarët.
Në draftin e depozituar në Kuvend, PS kërkon që në zgjedhjet e 2021 duhet të implementohet teknologjia dhe votimi i emigrantëve.
Ndërsa nga ana tjetër Gjermania i ka vënë kusht Shqipërisë reformën zgjedhore për hapjen e negociatave.