Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit për vlerësimin e arrestit në flagrancë e masës së sigurisë për dy shtetasit rusë dhe një ukrainas, të cilët u futën dhe sulmuan dy ushtarë shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.
Në dokument evidentohen materialet e sekuestruara nga 3 shtetasit tashmë të ndaluar nga policia. “U janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndër të tjera 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP: 2 drone; sasi te konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhe fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm, dokumente identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur ne formë spray neuroparalizuese: 6 telefona celulare.
Janë këqyrur pamjet filmike të Pikave të Kalimit Kufitar në të cilat rezultojnë shtetasit e mësipërm në momentin e hyrjes në territorin e RSH”.
Ndërkohë, sipas prokurorisë së Elbasanit “veprat penale për të cilat dyshohen personat nën hetim janë sipërcituar dhe sanksioni për to është më tepër se dy vjet burgim në maksimum”.
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË ELBASAN
KERKESE
PËR VLEFTËSIMIN E ARRESTIT NË ELAGRANCE DHE CAKTIMIN E MASES SE SIGURIMIT
Drejtuar:
Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Baza Ligjore:
Nenet 228, 229, 244, 251-252, 258 dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale
Në orën 17.45 te datës 21.08.2022, policia gjyqësore në Njësinë Rajonale Antiterrorizem Elbasan, ka kryer arrestimin në flagrance te shtetasit rus Mikhail ZORIN, i biri i Juri dhe i Julia i dtl 13.10.1998, lindur në Moske dhe banues ne Prage Çeki, aktualisht student per Kimi në Pragë, me shtetësi dhe kombësi ruse, i padënuar dhe i pamartuar.
Në orën 17.15 të datës 21.08.2022, policia gjyqësore në Njësinë Rajonale Antiterrorizem Elbasan, ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit ukrainas Fedir ALPATOV, i biri i Mikhail dhe Ilona, i datëlindjes 30.10.1997, lindur dhe banues në Kiev, gjinia mashkull, kombësia Ukrainase, shtetesia Ukrainase, arsimi i lartë, gjendja familjare beqar, me numèr personal 1997103000796.
Në orën 19.10 të datës 21.08.2022, policia gjyqësore në Njesine Rajonale Antiterrorizem Elbasan, ka kryer arrestimin në flagrance të shtetases ruse Svetlana TIMOFEEVA, e bija e Valeri dhe e Lyudmila, lindur me 18.03.1989, lindur Podolsk në Regjionin e Moskes- Rusi, banuese ne Moske rruga Chertanovskaya SRT. 129 Rusi, Adresa e tjeter e banimit Tbilisi rruga Vashlovani, shtepia private nr. 10, Gjeorgi.
Nga aktet e ketij procedimi rezulton se me date 20.08.2022, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve te sherbimit, rojeve ushtarake të Uzines Mekanike Ushtarake Çekin, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, se në ambjentet e rrethimit të brendshem te ketij objekti, është futur nje shtetas i huaj, i cili pasi eshte konstatuar nga roja e shërbimit, eshte larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të Uzinës. Ky shtetas eshte ndjekur nga dy rojet e Uzines dhe ne distance rreth 200 m, larg objektit, në momentin që ata janë afruar per ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bere rezistencë dhe ka nxjerrë nje spraj duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup, me qëllim që të largohej nga ata. Megjithe keto veprime, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kane mbajtur te bllokuar deri në momentin qe kane ardhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në ambjentet e këtij komisariati.
Nga veprimet e para ka rezultuar se shtetasi i huaj, i identifikuar si Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me nje mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza, me targe AX62001P.
Menjëherë janë organizuar sherbimet dhe janë vendosur pika kontrolli dhe eshte bere e mundur kapja dhe shoqërimi i mjetit me targa AX62001P, ne te cilin ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofeeva. Nga ana e sherbimeve te policise eshte bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në ambjentet e Drejtorisë Vendore te Policse Elbasan.
Nga ana e sherbimeve te policise gjyqësore te Drejtorisë së Antiterrorit dhe Drejtorise Vendore te Policise Elbasan janë kryer veprimet e para hetimore, si pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale, keqyrja e automjetit me te cilin udhetonin dy prej shtetasve të huaj, sekuestrimi i sendeve dhe kryerja e vendimeve përkatëse të ekspertimit, per sendet e sekuestruara.
Ardian Xhaka dhe përgjegjësi i turnit, Aldo Bici janë dërguar në urgjencën e qytetit të Gramshit për t’iu dhënë ndihma e parë mjekësore, pasi kishin djegie të syve dhe trupit, si dhe marrje mendsh, të shkaktuara nga spraji i përdorur.
Janë pyetur në cilësinë e personit qe ka dijeni për veprën penale shtetasit:
Aldo Bici, me detyrë përgjegjës i shërbimit të rojeve, ne Uzinën Mekanike Ushtarake Çekin, Gramsh, i cili ka deklaruar se rreth orës 17:25, është njoftuar në telefon, nga roja Ardian Xhaka, se kishte konstatuar një person i cili kishte hyrë në ambjentet e brendshme të Uzinës, me qellim futjen në magazinat e saj dhe se roja ishte vënë në ndjekje të tij. Menjëherë Aldo i ka ardhur në ndihmë rojes Ardian Xhaka dhe të dy janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi. Ne afersi te disa banesave të fshatit, rreth 200 m nga muri rrethues i Uzinës, kanë bërë te mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Ne momentin që janë afruar për ta kapur prej krahu, ai ka nxjerrë një spraj, me të cilin i ka sperkatur ne fytyrë dhe në trup. Ata kane ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve, por pavarësisht kësaj e kanë mbajtur personin deri në momentin e ardhjes së forcave të policisë. Më pas shtetasit Aldo Bici dhe Ardian Xhaka kanë shkuar në urgjencën e qytetit të Gramshit ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe pas kësaj për ndihme të specializuar në Tiranë.
Panajot Koçi, me detyrë ushtar profesionist, roje ne Uzinen Mekanike Ushtarake Çekin, Gramsh, i planizuar me shërbim në vend-rojen Nr. 1, më datë 20.08.2022. Ai ka deklaruar se rreth orës 17:40 ka parë përgjegjësin e rojeve të vrapoje, por pa e ditur se cfare kishte ndodhur. Ai ka mësuar mbi atë çka kishte ndodhur në momentin që forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Fatmira Shaipi, banesa e së cilës ndodhet në fshatin Çekin, mbi Uzinen Mekanike Ushtarake, e cila ka deklaruar se rreth orës 17:00, pranë shtepise se saj, ka para të parkuar një makinë ngjyrë portokalli, të cilën nuk e kishte parë më parë. Gjithashtu në afërsi të mureve të Uzinës ka parë një person me kapele, pantallona të shkurtra dhe nje çante në krah, duke u ngjitur në drejtim te vreshtave te saj, te cilat janë ngjitur me murin rrethues te Uzines.
Eduart Bici, me profesion avokat, i cili për shkak te lidhjes familjare që ka me njërin
prej rojeve të Uzines, shtetasin Aldo Bici, i dëmtuar nga sulmi me spraj, ka qenë nder
personat e parë që ka shkuar në Urgjencën e qytetit te Gramshit dhe i jane sekuestruar.
Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e intelegjencës ruse me detyra të përcaktuara. Në bazë të nenit 279 të K.Pr.Penale, me vendimin dt.23.08.2022, prokurori ka urdhëruar ruajtjen e sekretit të akteve të hetimeve paraprake që i përkasin deklarimeve të këtyre shtetasve të huaj.
Arrestimi i këtyre shtetasve, u bë u bë pasi më datë 20.08.2022., rreth orës 17:30, keta shtetas jane konstatuar brenda ambjeteve të objektit ushtarak “Uzina e Mekanike Çekin Gramsh” (Ish Uzina e Armëve) duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike te fotografimit. Nga kqyrjet paraprake të pajisjeve elektronike kanë rezultuar te dhena me rëndësi për hetimit që lidhen me fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale.
Shtetasve te lartpërmendur i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, nder te tjera 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP: 2 drone; sasi te konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (nje) copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (nje) predhe fisheku arme zjarri kaliber 12.7 mm, dokumenta identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur ne forme spray neuroparalizuese: 6 telefona celulare.
Jane kqyrur pamjet filmike to Pikave te Kalimit Kufitar ne te cilat rezultojnë shtetasit e mësipërm në momentin e hyrjes në teritorin e RSH.
Nga shqyrtimi te dhenave te dokumentuara nga policia gjyqesore dhe verifikimet e hera nga prokuron rezulton se arrestimi i personave nen hetim Fedir ALPATOV, Mikhail ZORIN, dhe Svetlana TIMOFKEVA, kryer nga oficeri i policise gjyqesore eshte i ligjshem, pasi eshte kryer ne perputhje me nenet 251-252 e vijues të K.Pr. Penale si persa i perket gjendjes se flagrances, ashtu edhe ne lidhje me marzhet e denimit.
Veprat penale per te cilat dyshohen personat nën hetim janë sipërcituar dhe sanksioni per to eshte me teper se dy vjet burgim ne maksimum.