Macron mesazh francezëve: Bëhuni gati për një ndryshim të madh që do t’i japë fund bollëkut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi francezët të jenë gati për “sakrificë” dhe një ndryshim të madh që do të sjellë “fundin e bollëkut”.

“Unë besoj se ajo që po kalojmë është më shumë një ndryshim i madh ose një përmbysje e madhe”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit në Pallatin Elysée, duke aluduar në një seri “krizash serioze” shkaku i luftës në Ukrainë deri te efektet shqetësuese të ndryshimeve klimatike, të tilla si thatësira.

Ai tha se Franca tani po përjeton “fundin e bollëkut” që ka qenë i dukshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020 në kontekstin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.

Ai paralajmëroi francezët se do të duhej të përballeshin me pasojat, raporton france24.

“Liria jonë ka një çmim dhe ndonjëherë kur duhet mbrojtur, mund të nënkuptojë sakrificë”, tha ai.

Macron gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të qeverisë franceze që të veprojnë me seriozitet dhe kredibilitet gjatë përballjes me krizën dhe të mos i dorëzohen demagogjisë.

Share This Article