ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 6 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 6 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 8 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 8 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gara e televizioneve, të ardhurat e fitimet e “Tv Klan”, “Top Channel” e të tjerëve në 2021

albnews by albnews
26 August, 2022
in Albania
0
Gara e televizioneve, të ardhurat e fitimet e “Tv Klan”, “Top Channel” e të tjerëve në 2021
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një vend popullsi rreth 2.8 milionë banorë dhe me një treg të vogël reklamash, ka shumë televizione, sidomos të fokusuara në dhënien e lajmeve.

Qarkullimi vjetor i 13 televizioneve kryesore private në vend vlerësohet në rreth 50 milionë euro në vitin 2021, me një rritje prej rreth 24% në krahasim me vitin e mëparshëm, kur vendi ishte në pandemi që preku ndjeshëm dhe buxhetet e marketingut të kompanive që bëjnë reklama, çka bëri që pjesa më e madhe e televizioneve të shënonin stanjacion, apo rënie të të ardhurave. Të dhënat u përpunuan nga Monitor, bazuar në bilancet e deklaruara të viteve 2019-2021.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Por, pjesa më e madhe e të ardhurave gjenerohen me diferencë nga të tjerët, nga dy televizionet më të mëdha në vend, TV Klan dhe Top Channel, që kanë raportuar së bashku gati 63% të totalit të të qarkullimit vjetor të 13 televizioneve.

“TV Klan” është më i madhi në vend, me të ardhura prej 2 miliardë lekësh (17 milionë euro), me rritje 42.3% me bazë vjetore. Por, televizioni thekson në raportin e tij vjetor se rritja e të ardhurave ishte si rrjedhojë e shitjes së licencës për transmetimin e eventeve sportive “La Liga” në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë. “Përsa i përket zërit të shpenzimeve kemi gjithashtu rritje, kryesish shpenzime të personelit me rreth 20%, si rrjedhoje e rekrutimit të punonjësve për hapjen së kanalit Klan News. Për rritjen kanë pasur ndikim edhe shpenzime të tjera të aktivitetit, kryesisht ato për blerjen e pantentave për eventet sportive dhe filma me rreth 98%”. Fitimet e TV Klan në vitin 2021 ishin 230 milionë lekë, me një rënie prej rreth 4% në krahasim me vitin e mëparshëm.

“Top Channel” raportoi të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh (13.2 milionë euro), me rritje 16% me bazë vjetore. Top Channel thekson në raportin vjetor se një nga pikat e forta të tij është shikueshmëria e lartë në kanalin ‘You tube’. Sipas raportit, “edhe gjatë viteve 2022-2023 do të ketë prioritet investimet në përmirësimin e infrastuktrurës teknologjike, investime te filluara gjatë 2021 – 2022”. Prej tre vitesh Top Channel po rezulton me fitime të larta, ndërsa më parë kishte rezultat minimal. Në vitin 2021 fitimi para taksave ishte 204 milionë lekë, me rritje pothuajse 10% me bazë vjetore.

Në vitin 2021, televizioni “A2” ka kaluar në të tretin privat më të madh në vend, me të ardhura 391 milionë lekë (3.3 milionë euro), pas një rritjeje me 24.2% të të ardhurave.

Në vend të katërt ka kaluar “Vizion Plus”, që pa një rënie të të ardhurave në 2021 me 5%, në 362 milionë lekë ( 3 milionë euro).

“News 24”, që në 2020-n ishte televizioni i katërt më i madh nuk e ka dorëzuar ende bilancin e 2021-t. Në 2020-n të ardhurat e tij ishin gati 3 milionë euro.

“Euronews”, i hapur vitet e fundit ka kaluar në televizionin e gjashtë më të madh në vend, me një rritje të qarkullimit vjetor me 33%, në 2.4 milionë euro.

Televizionet e tjera kanë të ardhura prej më pak se 1.5 milionë euro në muaj.

Edhe fitimet, me përjashtim të Klan dhe Top Channel (që fitojnë para taksave 1-7-19 mln euro në vit) janë minimale, (nga 10-100 mijë euro në vit) duke treguar për një treg jo tërheqës nga ana e përfitueshmërisë, pavarësisht rendjes së shumë bizneseve për të hapur televizione.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result