Humb jetën teksa luante futboll në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Një person ka humbur jetën teksa luante futboll në fushë sporti në një fshat të Klinës në Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se viktima u dërgua në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij, por nuk bëhet i ditur identiteti apo mosha e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllarevë të Klinës, ku në vendin e ngjarjes shkuan edhe njësitë e policisë dhe prokurori me urdhrin e të cilit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.

Rasti vazhdon të hetohet.

Share This Article