Më shumë se 25 mijë emigrantë kanë kaluar këtë vit Kanalin Anglez, sipas të dhënave të qeverisë britanike.
Të shtunën, 19 varka të tjera të vogla mbërritën në brigjet britanike me 915 persona, tha Ministra britanike e Punëve të Brendshme.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kaluar kanalin deri më tani këtë vit është 25.146.
Numri i përgjithshëm i kalimeve në vitin 2022 mund të dyfishohet në krahasim me vitin 2021.
Në fillim të këtij viti, qeveria britanike njoftoi planin e diskutueshëm, sipas të cilit emigrantët nga Kanali Anglez do të deportohen në vendin e Afrikës Qendrore, Ruandë, ku do të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.
Plani është në pritje deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.