Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
“Është një moment krenarie për Kosovën dhe mua për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe vendin tonë Kosovën”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Për herë
të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të
Evropës Juglindore (SEECP).
Ky është një hap i madh për Kosovën për të
treguar lidership rajonal.
Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë
të rëndësishme. Në takim moren pjesë një numër i madh ministrash të Punëve të
Jashtme për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së
mirë. Është një moment krenarie për Kosovën dhe mua për të udhëhequr për një
vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që
bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë,
Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe vendin tonë Kosovën.